Masa “TVSH-ja ime” do të vazhdojë edhe me formimin e Qeverisë. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koç?ska thotë se do të ketë ndryshime, por nuk do të jenë të dukshme për qytetarët, por në sistemin e Drejtorisë së të Hyrave Publike.

“Korrigjime do ë kemi në një pjesë, por qytetarët nuk do të preken drejtpërdrejt”, tha ministrja.

Ajo shtoi se ka pasur raste ku qytetarët kanë skanuar llogari fiskale, por DAP i ka refuzuar sikur të mos jenë origjinale, ndërsa kur kanë parashtruar ankesa, nuk kanë marrë reagim ose informatë nga DAP.

“Ka mangësi kjo masë dhe këto janë punë që do t’i shohim nga ana e DAP, kurse te qytetarët nuk do të ndryshojë asgjë”, u shpreh ajo.