Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,08 % në raport me vendimin e datës 18.10.2024.

Nga data 22.10.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 77,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 79,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 68,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 68,00 (denarë/litër)

Mazut ?-1 SU 42,573 (denarë/kilogram)

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i ?URODIZELIT (D-? V) ulet për 2,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(?L-1) ulet për 2,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i ?azutit ?-1 SU ulet për 0,639 den/kg dhe do të jetë 42,573 den/kg.