Enti Shtetëror i Statistikës publikoi se në vitin 2023 është ulur numri i studentëve të diplomuar në krahasim me vitin 2022.

Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të marra nga raportet e arritura, në vitin 2023 kanë diplomuar 7422 studentë në studimet deridiplomike në shkollat ​​e larta profesionale dhe në fakultetet, që është një rënie prej 0,81 për qind krahasuar me vitin 2022.

Nga numri i përgjithshëm i studentëve të diplomuar, 6043, përkatësisht 81,4 për qind janë studentë të rregullt, ndërsa 1379 ose 18,6 për qind studentë të çregullt. Nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve, 64,8 për qind janë studente të diplomuara.

Tridhjetë e shtatë për qind diplomuan brenda afatit, ndërsa 63 për qind pas afatit.