8 C
Tetovo
E shtunë, 24 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniUlje e madhe e numrit të nxënësve në gjysëmvjetorin e dytë shkollor...

Ulje e madhe e numrit të nxënësve në gjysëmvjetorin e dytë shkollor në Tetovë

Në shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës, gjysmë vjetori i dytë shkollor, fillon me të paktën pesë klasë më pak, si pasojë e migrimit në vendet evropiane. 65 nxënës nga 11 shkolla fillore dhe mbi 50 nga pesë shkolla të mesme, gjatë pushimeve dimërore, kanë kërkuar fletëshpërngulje.

“Një nga shkollat me më shumë nxënës të migruar jashtë shtetit, është kjo shkollë që shihni pas meje, është shkolla fillore “Kirili e Metodi”. Kjo shkollë gjysmë vjetorin e dytë e fillon me pothuajse një klasë më pak, e pasuar nga shkolla fillore “Rexhep Voka” e fshatit Shipkovicë, ku kërkesë për migrim kanë bërë 16 fëmijë”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

“Sa i përket shkollës sonë, ky vit është i pari që kemi një numër kaq të madh të nxënësve të shpërngulur, mirëpo koha është e tillë se prindërit i kanë jashtë shteti dhe detyrohen ti tërheqin edhe familjet. Afërsisht të themi një klasë më pak, por ngushëllohemi me faktin se shkolla jonë ka pozicion të atillë në qytet që kemi ardhje nga fshatrat. Siç ka nisur kjo situatë, për dhjetë vite fshatrat do shuhen tërësisht dhe do ngelin shumë arsimtarë të papunë. Kështu që alarmi është kyçur dhe po bie, por në çfarë veshi haset kjo është problem”, tha Sihana Kaba Kasami. Drejtoreshë e Sh F “Kirili e Metodi”.

Në nivel të komunës, mbi 100 nxënës mungojnë këtë gjysmëvjetor thonë nga Sektori i Arsimit në komunën e Tetovës.

“Komuna e Tetovës e ndjek këtë si proces dhe nuk kemi ndonjë ulje drastike të nxënësve apo rrezik për zvogëlim paralelesh, por gjithnjë e ndjekim dhe problemi më i madh ka qenë tek gjimnazi, gjatë ndarjes, mbetën 12 paralele tek gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” dhe tetë paralele “7 Marsi”, mirëpo kuadri tepricë në këto shkolla jemi munduar që të sistemohen në shkollat tjera të mesme ku na janë liruar vende shkaku i pensionimit apo lëshimit të vendit të punës”, u shpreh Nazmi Dauti, sektori për Arsim komuna e Tetovës.

Në Tetovë për momentin mësimin në shkollat fillore e ndjekin 9387 nxënës, ndërsa në shkollat e mesme numri është rreth 4700 nxënës.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments