E premte, 11 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniUniversiteti i Evropës Juglindore ka hapur sot dyert për maturantët

Universiteti i Evropës Juglindore ka hapur sot dyert për maturantët

Universiteti i Evropës Juglindore ka hapur dyert sot për maturantët, duke promovuar fakultetet dhe programet studimore që ofron ky universitet, shkruan Alsat.

Në UEJL ofrohen edhe studime të personalizuara, por edhe programe të reja të përvitshme, për të cilat studentët shprehin interesim dhe tregojnë rregullshmëri në ndjekjen e ligjëratave, u shpreh me rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti.

Ai më tej shtoi se një nga arsyet kryesore se persë duhet të zgjidhet UEJL, është pikërisht punësueshmëria e madhe e studentëve të UEJL-së, e cila ka një tregues të lartë mbi 80 për qind.

“Mënyra e të studiuarit në UEJL, duke filluar nga strukturat programore, me njohuritë bazike të shkathtësive të studentëve, e ka dëshmuar edhe tregu i punës. Raportet e rregullta të tregut të punës na flasin se mbi 80 për qind e studentëve të UEJL, punësohen që tre muajt e parë pas diplomimit, në një shkallë të papunësueshmërisë së shtetit me 13 për qind, pra kjo është diçka që dëshmohet vetvetiu. Dhe krejt për fund, mendoj se studentët përshtypjet e tyre i formojnë mbi atë që i pyesin gjeneratat paraprake. Andaj sivjet vazhdojmë me risitë programe, pra kemi edhe dy programe specialistike sidomos, programi një vjeçar i shkencave shëndetësore, dhe ai i masterit të psikologjisë, dy risi që ne i ndjekim në bazë të nevojave të tregut të punës”, tha Abdylmenaf Bexheti. Rektor i UEJL-së./ Alsat.mk

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments