Universiteti “Europian” në Tiranë, i njohur si universiteti më i korruptuar në Shqipëri dhe pronar i të cilit është Henri Çili, person i arrestuar nga policia shqiptare për shitje diplomash, sot shpalli “Doctor Honoris Causa” për Ali Ahmetin.
Një skenë groteske: një biznes i diplomave të blera dekoron një politikan që 20 vite ka shitur gjithçka, nga interesat kombëtare deri te të ardhmen e shqiptarëve. Një universitet i turpit i jep titull liderit të turpit.
Ahmeti nuk kërkon më besimin e qytetarëve, sepse e di që e ka humbur; tani kërkon tituj fallco për të mbuluar dështimet dhe korrupsionin. Por populli e ka shpallur prej kohësh: ai nuk është “doktor i nderit”, por “doktor i mashtrimit, i korrupsionit dhe i pazareve të ulëta politike”.
Më 19 tetor, shqiptarët nuk do t’i japin më çmime, por vulën përfundimtare të largimit nga skena politike.