Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup përshëndet vendimin e shumëpritur të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila gjatë seancës së djeshme dha dritë jeshile për fillimin e procedurave për ndërtimin e Kampusit universitar të UNT-së, projekt prej 34.5 milionë eurove, katër vjeçar ku realizohet 62 për qind e projektit.
Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup i cili nga viti i kaluar veprimtarinë e vet e zhvillon në ish-kazermën Ilinden ballafaqohet me mungesë hapësirash për ligjerata, laboratore dhe zyrash administrative, dhe ky vendim i duhur i qeverisë, do të krijon ambiente ideale për punë, dhe zhvillimin e procesit arsimorë, për mijëra studentë në 40 programet studimore, sidomos për faktin se çdo vit na bashkohen prej 800 deri 1000 studentë të rinj.
UNT falënderon qeverinë për këtë mbështetje të parezervë, dhe do të dëshmon me punën dhe përkushtimin e pedagogëve dhe administratorëve se do të nxjerr gjenerata studentësh të përgatitura për çdo sfidë.