8 C
Tetovo
E shtunë, 7 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniUrimi i Mickoskit për Kurban Bajramin: Shteti është shtëpi për të gjithë...

Urimi i Mickoskit për Kurban Bajramin: Shteti është shtëpi për të gjithë qytetarët

Kryeministri Hristijan Mickoski, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka dërguar një urim për të gjithë besimtarët e fesë islame.

“Festa e Kurban Bajramit na kujton vlerat dhe parimet e vërteta të jetës, që janë të bëjmë vepra të mira, të ndihmojmë dhe të jemi humanë, sepse humanizmi dhe solidariteti janë virtytet më të mëdha njerëzore. Bashkësia Islame dhe të gjithë besimtarët e saj janë pjesë e këtij shteti, prandaj është e nevojshme të japim dorën dhe të respektojmë dallimet, sepse vetëm kështu do të ndërtojmë një shtet me qytetarë të lumtur dhe të kënaqur”, thuhet në urim.
Përkushtimi ynë, siç thekson kryeministri, është që shtetin ta ndërtojmë në mirëkuptim të ndërsjellë, respekt, besim dhe tolerancë, dhe këtë do ta arrijmë vetëm nëse jemi të bashkuar së bashku.

“Si Qeveri, për një periudhë të shkurtër arritëm ta transformojmë shtetin, përmes dialogut dhe bashkëpunimit të realizojmë projekte nga të cilat përfitime të mëdha do të kenë të gjithë qytetarët, pa dallim etnie apo përkatësie fetare. Por, janë të nevojshme hapa të mëdhenj për realizimin e qëllimeve të përbashkëta, prandaj le të jetë lufta për një të ardhme më të mirë, shpresë dhe jetë më cilësore udhërrëfyesi ynë i përbashkët drejt një Maqedonie të suksesshme dhe fituese – një shtet që është shtëpi për çdo qytetar dhe Maqedoni – shtet i ndryshimeve”, thuhet në urimin e kryeministrit Mickoski.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments