Artisti me famë botërore, Usher, ka marrë çmimin për arritje jetësore në spektaklin e ndarjes së çmimeve BET Awards ((Black Entertainment Television).

Ikona e zhanrit R&B u nderua me këtë çmim të dielën mbrëma. Ai ka thënë se po i duket pak herët që ta marr këtë çmim, shkruan USA Today.

“Të vij deri këtu, nuk ka qenë farë e lehtë, por ia ka vlejtur. Ky çmim për arritje jetësore, nuk e di, a mos është tepër herët për mua ta marr? Sepse ende jam duke krijuar dhe ende më pëlqen kjo punë ashtu sikur kur isha tetë vjeç”, ka thënë Usher pasi ka pranuar çmimin.

Më parë gjatë kësaj ceremonie, ai u nderua edhe me çmimin “artisti më i mirë në zhanrin R&B dhe POP”.

“Jam shumë i lumtur që ende jam pjesë e kësaj gare”, ka thënë ai duke shtuar se është gjithashtu i lumtur që është inspirim për gjeneratat e reja.