Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, Gadaf Uzairi, përmes një reagimi në profilin e tij ka komentuar lajmin për vulat duke e ciësuar grupin e ish liderit Ziadin Sela si shoqatë që është shkrirë në BDI. Uzairi kujtoi se vula e vërtetë e Aleancës për Shqiptarët është vullneti i anëtarësisë dhe strukturave legjitime të partisë. Çdo përpjekje për të manipuluar opinionin publik është e kotë, pasi e vërteta është e qartë dhe e pakontestueshme.

Postimi i plotë i Uzairit:

“Shoqata e Ziadin Selës, e cila u shkri në BDI, le ta ketë të qartë se asnjë gjykatë nuk ka dhënë ndonjë vendim në favor të tyre. Vula e vërtetë e Aleancës për Shqiptarët është vullneti i anëtarësisë dhe strukturave legjitime të partisë. Çdo përpjekje për të manipuluar opinionin publik është e kotë, pasi e vërteta është e qartë dhe e pakontestueshme.

Strukturat e Aleancës për Shqiptarët i qëndrojnë besnike parimeve dhe rrugëtimit të saj politik, të bazuar në legjitimitetin e tyre dhe mbështetjen e anëtarësisë.”, ka përfunduar Uzairi.