8 C
Tetovo
E martë, 23 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniValon Bela thumbon ashpër Taravarin: Pa u futur në fushatë, e quan...

Valon Bela thumbon ashpër Taravarin: Pa u futur në fushatë, e quan koalicionin me AKI të përkohshëm

Analisti politik Valon Bela ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së fundit të Arben Taravarit, i cili e cilësoi koalicionin aktual me AKI si “të përkohshëm”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bela ka vënë në pikëpyetje seriozitetin dhe qëndrueshmërinë politike të Taravarit, duke rikujtuar episode të mëparshme që, sipas tij, tregojnë mungesë konsistence në qëndrimet e tij.

“Sa ishte në VLEN, Taravarit iu rrezikua Komuna e Gostivarit. Për ta nxjerrë nga VLEN-i, atij iu ofruan 4 komuna. Ende pa hyrë zyrtarisht në fushatë për zgjedhjet lokale, Taravari del me deklarata se ‘koalicioni me AKI-në është i përkohshëm”, shkruan Bela.

Ai thekson se, përkundër përfitimeve të mëdha politike që Taravari ka marrë, ai vazhdon të shfaqë paqëndrueshmëri në deklaratat e tij.

“Vazhdoj të mendoj se ky s’ka aspak garancë për fjalët e tij ose qëndrimet e tij”, përfundon Bela, duke shtuar se “koha do të tregojë nëse Ali Ahmeti kishte të drejtë kur i dha 4 komuna dikujt që deri dje e quante vetë Aliun të sëmurë psiqik, ndërsa Mickoskin e lartësuese deri në qiell”.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments