8 C
Tetovo
E shtunë, 25 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniValon Zeqiri: Dritën e shpresës nuk mund ta ndezin bijtë e atyre...

Valon Zeqiri: Dritën e shpresës nuk mund ta ndezin bijtë e atyre që ua vranë ëndrrat rinisë tetovare

Shefi i shtabit të Forumit Rinor nga koalicioni VLEN, në Tetovë, Valon Zeqiri, ka reaguar ndaj aktivitetit të Forumit Rinor të BDI-së, duke e cilësuar si një inskenim të atyre që gjithë jetën kanë përfituar nga pushteti.

“Cilat drita i ndezi mbrëmë forumi rinor i Bajramit: dritat e korrupsionit apo dritat e baballarëve të tyre, të cilët gjithë jetën kanë përfituar nga BDI? Nga 30 rinistë që pashë mbrëmë, gjysma prej tyre ishin djem dhe vajza funksionarësh, si në lista këshilltarësh ashtu edhe nëpër foto”, ka theksuar Zeqiri.

Ai ka bërë një krahasim me gjeneratën e re të VLEN-it, duke thënë se aty nuk ka bij funksionarësh, por vetëm të rinj nga shtresa e mesme.

“Ndërsa kur sheh foton e forumit rinor të VLEN-it, asnjë djalë funksionari – të gjithë vijmë nga familje të klasës së mesme dhe asnjë prej nesh nuk është djalë funksionari, duke filluar nga vetë unë si shef shtabi i forumit rinor”, shtoi ai.

Sipas tij, dritën e shpresës nuk mund ta ndezin ata që ia kanë shuar shpresën rinisë së Tetovës.

“Nuk mund të ndezin dritën e shpresës bijtë e atyre që e vranë shpresën dhe ua vodhën ëndrrat rinisë tetovare”, deklaroi Zeqiri.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments