Drejtori i Parkut Nacional “Mali Sharr”, Emir Huseini ka reaguar pasi me 22 Janar 2025, në hapësirat e parkingut të Parkut kombëtar “Mali Sharr”, janë dëmtuat tre vetura konkretisht janë shpuar gomat e një veturë zyrtare, një veturë e një mysafiri dhe vetura private e një të punësuari.
Huseni në reagimin thekson se me çfarë veprimesh, përveç punës së palodhur, mund të kemi provokuar një akt të tillë vandal nga keqdashësit?!
Huseini më tej njofton se organet kompetente janë informuar dhe po merren me zbardhjen e rastit.
Reagimi i plotë:
“Nuk e dimë kujt i pengojnë sukseset e Parkut kombëtar Mali Sharri, që me datë 22 Janar 2025, në hapësirat e parkingut të Parkut kombëtar “Mali Sharr”, ndodhi një akt i shëmtuar dhe vandal, ku u dëmtuan automjetet, konkretisht gomat e tre veturave: një veturë zyrtare, një veturë e një mysafiri dhe vetura private e një të punësuari.
Me çfarë veprimesh, përveç punës sonë të palodhur, mund të kemi provokuar një akt të tillë vandal nga keqdashësit?!
Organet kompetente janë informuar dhe po merren me zbardhjen e rastit. Shpresojmë që raste të tilla të mos përsëriten.
Sidoqoftë, këto lloj veprimesh vetëm motivojnë edhe më shumëpërfaqësuesit e IPPK Mali Sharr në mbrojtjen e natyrës, zhvillimit të zonës dhe luftës kundër armiqëve të natyrës” ka përfunduar Huseini.