E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniVarhej: Deri në 2027 i gjithë Ballkan gati për BE

Varhej: Deri në 2027 i gjithë Ballkan gati për BE

Deri në vitin 2027 vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë gati për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe për këtë nuk duhet të ketë më justifikime, thotë komisionari europian i zgjerimit Oliver Varhej.
Paralajmëroi, se pas zgjedhjeve në BE, Komisioni i ardhshëm Europian të jetë ai që do ta zgjerojë edhe më shumë Bashkimin Europian.

Këto fjalë Varheji i tha para liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve ishte edhe kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili tha se Qeveria që e drejton, mbetet e përkushtuar ndaj realizimit të agjendës europiane dhe se shpreson që kështu të vazhdojë edhe qeveria e ardhshme.

Në Samitin rajonal të liderëve në Kotor, që këtë vit u mbajt me moton “Një rajon, vizion i përbashkët”, i pranishëm ishte edhe ndihmës Sekretar amerikan i Shtetit, Xhejms O’Brajan, i cili tha se SHBA-të duan ta shohin Evropën, të plotë, të lirë dhe në paqe.(TV21)

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments