Gjatë ditës së djeshme (22 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 79 drejtues mjetesh (TE-62 dhe GV-17) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 39 (TE-29 dhe GV-10) janë marrë me mjetin special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 47 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-22 dhe GV-25).
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, përkatësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e destinuara për atë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.TS