Deklaratë për dorëheqje,
Si anëtar i kryesisë qendrore të Forumit Rinor Aleanca për Shqiptarët(Taravari), nënkryetar i degës së Likovës si dhe në të gjitha strukturat të tjera të partisë jap dorëheqje morale.
Me ndjenjë përgjegjësie dhe pas një reflektimi të thellë politik e moral, kam vendosur të jap dorëheqje nga funksioni im brenda strukturave të partisë. Ky vendim vjen si pasojë e zhgënjimit tim të thellë me drejtimin aktual të partisë dhe devijimin e saj nga parimet fillestare për të cilat u angazhova me përkushtim.
Vlerat për të cilat u bëra pjesë e këtij subjekti janë: transparenca, drejtësia, përfaqësimi i denjë i të rinjve dhe lufta për të drejtat e qytetarëve që të cilat po lihen anash në favor të interesave të ngushta dhe vendimeve që nuk pasqyrojnë më vullnetin e anëtarësisë dhe bazës.
Për këtë arsye, nuk mund të jem më pjesë e një procesi që ka humbur drejtimin dhe legjitimitetin moral e politik për të cilin kemi luftuar. Besoj në angazhimin e sinqertë politik dhe do të vazhdoj të kontribuoj në forma të tjera për të mirën e popullit dhe të rinjve që përfaqësoj.
Angazhimin tim politik do ta vazhdojë aty ku prioritet do të jetë drejtësia, meritokracia, përfshirja e të rinjëve në vendimarrje dhe lufta e pakompromisë ndaj korrupsionit.