8 C
Tetovo
E martë, 20 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniVazhdojnë reagimet në ASH, edhe nënkryetari i FRASH-it del kundër Taravarit

Vazhdojnë reagimet në ASH, edhe nënkryetari i FRASH-it del kundër Taravarit

Dorëheqja e deputetit Salim Sulejmani nga Aleanca për Shqiptarët dhe Kuvendi ka shkaktuar një valë reagimesh brenda partisë. Ndër zërat më të ndjeshëm e emocionalë ka qenë ai i nënkryetarit të Forumit Rinor të ASH-së, Iljaz Ajvazi, i cili ka shpërndarë një reagim të gjatë në rrjetet sociale.

Ajvazi nuk përmend drejtpërdrejt emra, por fjalët e tij vijnë si një përgjigje e qartë ndaj zhvillimeve të fundit dhe lëvizjeve politike që, sipas tij, përbëjnë tradhti ndaj idealit me të cilin nisi angazhimin në politikë.

“Ka ca gjëra që nuk falen,” shkruan ai, duke e nisur postimin me një ton personal dhe të ngarkuar emocionalisht. “Kam heshtur shumë. Kam parë shumë. Kam duruar më shumë seç duhej. Dhe s’më vjen keq për asnjë hap që kam bërë, sepse çdo hap i imi ishte i sinqertë,” shprehet Ajvazi, duke lënë të kuptohet se ndjen zhgënjim për rrjedhën që kanë marrë zhvillimet brenda partisë.

Reagimi i plotë

“Ka ca gjëra që nuk falen”
Nganjëherë vjen një moment që të fton ta kthesh kokën pas. Jo për të qarë mbi të shkuarën, por për t’i dhënë vetes përgjigje: A ia vlejti? A e ruajta veten? A mbeta i drejtë, edhe kur rruga më çonte drejt lajthitjes?
Kam heshtur shumë. Kam parë shumë. Kam duruar më shumë seç duhej. Dhe s’më vjen keq për asnjë hap që kam bërë, sepse çdo hap i imi ishte i sinqertë. I bëra jo për emra, por për idealin që i dha kuptim gjithë këtij rrugëtimi.
Besova. E mbaj mend mirë atë ndjesi – kur zemra të rreh më shpejt, kur sytë shkëlqejnë nga shpresa. E lashë veten të udhëhiqet prej saj, sepse m’u duk se po e nisnim një betejë që s’kishte të bënte me pushtet, por me dinjitet.
Por sot, diçka ka ndryshuar. Jo tek unë. Por në rreth. Në fjalë që nuk përputhen më me veprat. Në premtime që po kthehen në prapthi. Në veprime që të lënë pa fjalë, sepse vijnë prej atyre që dikur i kishe përkrah dhe i besoje si veten.
Unë nuk jam prej atyre që ndërrojnë anë për interes. Nuk e ndërroj drejtimin për një vend më të rehatshëm. Nuk i ndërroj shokët për një ulëse më të butë. Dhe as nuk i harroj fjalët që i kam thënë vetes: “Mos tradhto, as veten, as ata që të besuan.”
Sot, askush nuk mund të më çoj në një drejtim që s’e kemi pasur kurrë në hartë. Një kthesë që na çon në pikën nga ku dikur jemi larguar me përçmim. Unë nuk e ndjek atë udhë. Nuk e kam ndjekur as kur ishte më e fuqishme, s’e ndjek as sot që përpiqet të maskohet si zgjidhje.
Ka njerëz që mundohen të luajnë rolin e viktimës kur e dinë mirë që janë autorë të gjithë kësaj rruge. Por populli nuk është më naiv. E vërteta është aty. Qëndron, edhe kur gënjeshtra flet me zë të lartë.
Unë nuk po largohem nga një njeri. Unë po qëndroj me një kauzë. Me një bindje që më bëri të nisej rrugëtimi. Sepse për mua nuk ka asgjë më të shenjtë sesa me qenë i pastër me veten, me idealin dhe me ata që më ndoqën nga besimi, jo nga interesi.
Nuk dua t’i hedh hi syve askujt. Nuk kam nevojë të them kush gaboi,koha do të dëshmoj për këtë. Por e them me bindje: nuk jam unë ai që po devijoj.

Dhe sa për ata që më njohin, e dinë mirë: Unë nuk i ndërroj parimet për askënd. Edhe po të mbetem i vetëm, sërish qëndroj me to.
Kaq

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments