E martë, 1 Prill, 2025

Vebi Islami: I lumtur që do jem pjesë e një skuadre kampione si Struga Trim Lum

Date:

Vebi Islami është emri më i ri në rradhët e Struga Trim Lum dhe njëherit futbollisti më i ri në moshë që na bashkohet gjatë merkatos së dimrit…

Transferimi ynë më i ri, Vebi Islami, i cili u prezantua gjatë ditës së sotme nga ana e Drejtorit Sportiv, Besart Isaku, ka folur për faqen tonë zyrtare menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, që e lidh këtë super talent me klubin tonë për 5 vite të plota.

Islami te Struga Trim Lum vjen nga rradhët e Shkëndijës, me të cilën skuadër debutoi këtë edicion në ndeshjet e Kupës.

“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e një klubi si Struga Trim Lum. Vërtetë është një privilegj i madh për mua që do të veshë fanellën e skuadrës kampione në fuqi, me të cilët shpresojmë që një gjë të tillë të përsërisim edhe këtë vit.”

“Erdha te ky klub që ka ambicie të mëdha, me qëllim që së bashku të arrijmë objektivat. Unë e di peshën e fanellës këtu, peshën e Struga Trim Lum, që dy vitet e fundit u shpall kampion në Maqedoni. Shpresoj ti sjellë fat skuadrës dhe të përsërisim një gjë të tillë edhe në fund të sezonit.”

“Rruga drejt titullit kampion do të jetë e gjatë, ndaj kërkesa ime e vetme për fansat e Struga Trim Lum, është që të na mbështesin deri në fund. Kjo është dëshira ime e vetme në këtë drejtim.”

Islami është vetëm 18-vjeçar, ndërsa nuhatja e tij për gol e bënë këtë futbollistë shumë të kapshëm për skuadrën tonë, që në këtë mënyrë mendon edhe për të ardhmen.

spot_img

Shpërndaje

Abonohu

Popular

Më shumë si kjo
Related

Analisti politik Qenan Aliu komenton paraqitjen e Taravarit

Nga Qenan ALIU (Me shkas) 360 Gradë & Arben TARAVARI Të jemi...

Gatishmëria 2030, BE-ja ndanë 800 miliard euro për mbrojtje

GATISHMËRIA 2030 Komisioni Europian dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë...