8 C
Tetovo
E hënë, 12 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniVendimi për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë, më 16...

Vendimi për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë, më 16 maj në ora 12:00

Pas fjalëve përfundimtare, Gjykata në Tetovë ka caktuar datë për shpalljen e vendimit lidhur me rigjykimin në rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë, ku jetën humbën 14 persona. Vendimi do të bëhet publik të enjten, më 16 maj, në ora 12:00.
Në këtë rast të akuzuar janë ish-drejtori mjekësor i spitalit Florin Besimi, ish-drejtori Ekonomik Artan Etemi dhe Spitali i Tetovës si person juridik.

Besimi dhe Etemi, akuzohen për veprën penale “Krime të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa Spitali i Tetovës për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Të akuzuarit nuk akuzohen për shkaqet e zjarrit. Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po zhvillon një hetim tjetër për këtë rast, i cili është në procedurë para hetimore.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments