8 C
Tetovo
E mërkurë, 7 Janar, 2026
BallinaLajmeVenera Azizi: Fillon faza e parë e sistemit elektronik E-fakturë
- Advertisment -spot_img

Venera Azizi: Fillon faza e parë e sistemit elektronik E-fakturë

Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, ka njoftuar fillimin e fazës së parë të sistemit elektronik E-fakturë, duke e cilësuar atë si një reformë të rëndësishme digjitale në fushën e financave publike, përcjell Fol

Sipas Azizit, për këtë projekt është punuar intensivisht gjatë periudhës së kaluar, ndërsa zbatimi i tij paraqet një hap konkret drejt modernizimit dhe rritjes së transparencës. Ajo thekson se digjitalizimi do t’u mundësojë kompanive të fokusohen më shumë në rritje dhe zhvillim.

Postimi i Azizit:

“Filloi faza e parë e sistemit elektronik E-fakturë!

E-fakturë, përfaqëson reformë të rëndësishme digjitale në fushën e financave publike dhe për të ciliën është punuar intensivisht gjatë periudhës së kaluar.

Ky digjitalizim u mundëson kompanive më shumë fokus në rritje dhe zhvillim dhe është një hap konkret drejt modernizimit dhe transparencës”, ka përfunduar Azizi./Fol.mk/

Screenshot
Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments