Kryetarja e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva dha dorëheqje të parevokueshme përshkak se siç tha, ka patur manipulime dhe kritika të pabaza ndaj saj dhe Këshillit Gjyqësor. Dameva theksoi se vazhdimisht është përballur me presione që nga dita kur është zgjedhur kryetare ndërsa presionet i kanë ndjerë dhe familja e saj. Vendimi për dorëheqje siç tha, vjen në kohë kur ajo dhe këshilli është pre e kritikave, veçanërisht nga kryeministri Mickoski. Ndërkohë në orën 14 do të mbahet seanca e Këshillit Gjyqësor për zgjedhjen e kreut të ri.
“Konsideroj se e vetmja gjë që më mbetet është të mbroj integritetin tim personal, paqen dhe mirëqenien, edhe për mua edhe për familjen time. Për këtë, dorëzoj dorëheqje të parevokueshme nga funksioni kryetare e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Vesna Dameva, kryetare e Këshillit Gjyqësor. /Alsat.mk