Me fillimin e vitit të ri shkollor, Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami solli edhe një “dhuratë” të madhe për nxënësit dhe profesorët e Gjimnazit “7 Marsi” – sallën e re të sportit, një investim kapital që do të mbetet për gjenerata!
Kasami ka thënë se ky është edhe një premtim i realizuat.
Një tjetër dëshmi se Komuna e Tetovës nën udhëheqjen e Bilall Kasamit nuk ndalet!
“Edhe një projekt i rëndësishëm u realizua me sukses në këtë shkollë, sepse ky projekt është dëshmi e angazhimit tonë për krijimin e kushteve më të mira për sport dhe rekreacion! Nuk kishtë më bukur sesi të fillonte ky fillimvit sesa më një investim kapital! Komuna e Tetovës do të vazhdoj edhe më tej t’i përkrah projektet e tilla! Ta gëzojë stafi akademik dhe nxënësit e kësaj shkolle!’, ka shkruar Kasami.