8 C
Tetovo
E hënë, 30 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniVLEN: Balindoli po ndryshon!

VLEN: Balindoli po ndryshon!

Me angazhimin e pandalshëm të VLEN dhe mbështetjen konkrete të Qeverisë, po fillon rikonstruksioni i rrugës kryesore në fshatin Balindol, një projekt jetik që mundëson zhvillim, mundësi dhe mirëqenie.

Ky projekt, me vlerë 3 milionë denarë, do të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen, sigurinë dhe jetën e përditshme të banorëve të fshatit.

Ky investim nuk është vetëm ndërtim infrastrukture por një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të mirë, duke lehtësuar punën e fermerëve, qasjen në shërbime dhe rritur komoditetin për çdo familje.

VLEN vazhdon të punojë për çdo fshat dhe qytet, sepse vetëm me punë dhe përkushtim sigurohet zhvillim i qëndrueshëm dhe dinjitet për të gjithë.
VLEN punon, Balindoli ecën përpara!

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments