8 C
Tetovo
E hënë, 21 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniVLEN: BDI harroi rajonet e shqiptarëve sa ishte në pushtet, sot realiteti...

VLEN: BDI harroi rajonet e shqiptarëve sa ishte në pushtet, sot realiteti është ndryshe

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se gjatë kohës së BDI-së në pushtet, rajonet ku jetojnë shqiptarët mbetën pas.

Nga VLEN thonë se asnjë projekt madhor infrastrukturor nuk u realizua, asnjë kilometër autostradë drejt Gostivarit, Kërçovës, Strugës, Bllacës apo Qafëthanës.

“Shqiptarët morën vetëm lule, shirita dhe fotografi në Facebook me fytyrat e Artanit dhe Bujarit. Rrugë u ndërtuan gjithkund, përveç atje ku jetojnë shqiptarët. Ndërsa shteti investonte drejt Kriva Pallankës, Shtipit, Koçanit, Radovishit, Strumicës dhe Gjevgjelisë, BDI nuk tregoi interes për ndërtimin e infrastrukturës në pjesën perëndimore të vendit”.

“Autostrada Shkup–Bllacë është premtuar për më shumë se 20 vjet, ndërsa gjatë kësaj kohe u “promovuan” disa herë vetëm dy kilometra të papërfunduara. Ekspertë të reklamës dhe marketingut, por jo të punës reale. BDI u bë e njohur për ceremoni pa rezultate, për shirita pa asfalt dhe për premtime pa themel”.

“Sot realiteti është ndryshe, falë VLEN. Një ofensivë ndërtimore është e dukshme në gjithë rajonet perëndimore. Nga Tetova, përmes Gostivarit, deri në Kërçovë e Strugë – buldozerë, kamionë dhe baza asfalti dëshmojnë se ndërtimi më në fund ka nisur edhe atje. Qetë, me përkushtim dhe vendosmëri. VLEN punon pa zhurmë, por rezultatet janë të dukshme çdo ditë: trase të reja, segmente të rikonstruktuara dhe projekte që i shërbejnë të gjithë qytetarëve. Përveç rrugëve, po investojmë mbi 300 milionë euro në ekonominë lokale, infrastrukturë, arsim dhe tranzicion të gjelbër, sepse zhvillimi duhet të arrijë në çdo fshat dhe qytet”, thonë nga VLEN.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments