8 C
Tetovo
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniVLEN: BDI më në fund e pranon: shqiptarët janë të përfaqësuar!

VLEN: BDI më në fund e pranon: shqiptarët janë të përfaqësuar!

Deklarata e fundit e BDI-së për Shtëpinë e Shëndetit në Shkup tregon qartë se më në fund edhe ata po e kuptojnë realitetin: me VLEN-in në qeveri, shqiptarët janë të përfaqësuar në mënyrë dinjitoze dhe profesionale në institucionet shtetërore.

Është ironike dhe qesharake që pas muajsh e muajsh shpifjesh , BDI tani po tenton të ndryshojë narrativën dhe të akuzojë për “punësime të aktivistëve”. Pra, kur nuk ka më shifra të rreme për t’u kapur, tani u pengon edhe fakti që shqiptarët marrin pjesë në institucione!

E vërteta është se VLEN ka ndalur diskriminimin që BDI e ushtronte për vite të tëra përmes punësimeve klienteliste dhe nepotike. Sot, në institucionet publike po vlerësohet profesionalizmi, përvoja dhe përkushtimi, e jo ngjyra partiake.

BDI duhet të ndalë së manipuluari opinionin. Të gjitha institucionet janë nën vëzhgim publik, me procedura transparente dhe kritere të qarta.

Askush nuk po përjashtohet, askush nuk po shpërblehet për militantizëm, por për meritë dhe kontribut.

VLEN do të vazhdojë të punojë për një administratë profesionale, të hapur për të gjithë dhe në shërbim të qytetarëve jo të partive.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments