Pas përpjekjes së djeshme të opozitës BDI dhe LSDM për të kontrabanduar ligjin për branitellat, sot deputetët e VLEN kanë bllokuar zyrtarisht këtë ligj në Komisionin për Politikë Sociale.
Ky veprim shihet si një përpjekje për të ndalur iniciativën që, sipas përfaqësuesve të VLEN, synonte të krijonte destabilizim në vend.
“Përmes këtyre ligjeve, BDI dhe LSDM kërkonin të krijonin një situatë të paqëndrueshme,” deklaruan përfaqësues të VLEN pas bllokimit të ligjit. Ata shtuan se VLEN mbetet e vendosur në mbrojtjen e stabilitetit dhe interesave të qytetarëve, duke parandaluar çfarëdo përpjekje për destabilizim të mëtejshëm.(INA)