“Pas një dite festive si asnjëherë me parë më 28 Nëntor, teksa jehonte kënga e vallja shqipe gjithandej vendit, mesa duket kjo atmosferë festive nuk u shkoi përshtati atyre që u prish rahatia nga karriget e pushtetit. Në fund të ditës u lajmëruan këto qarqe të cilat dëshirojnë destabilizimin e vendit. Jo, se e duan shtetin, por se u mungon pushteti”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
“Koalicioni VLEN dënon ashpër këto akte të papranueshme që kanë ndodhur mbrëmë gjatë festës së Pavarësisë së Shqipërisë, ku janë përdhosur flamujt shtetërorë në mënyrë të turpshme, pamje që janë bërë sot publike nga mediat vendore.
Bëjmë thirrje për maturi dhe respekt të ndërsjellë, sepse ndezja e një flamuri është ndezje e marrëdhënieve ndëretnike në këtë shtet. Dhe, kjo gjë nuk i shërben as atyre që i nxisin, pra askujt tjetër, aq më pak qytetarëve.
Ndjejmë përgjegjësi dhe apelojmë deri tek të gjithë qytetarët që të tregojnë maturi dhe vendosmëri që të mos bien pre e provokimeve dashakeqe. Mos lejoni të viktimizoheni nga askush e aq më pak nga ata që nuk dëgjonin e shihnin hallet e juaja. Ne besojmë në vetëdijen e lartë të qytetarëve tanë që do të tregohen vigjilent e nuk do të instrumentalizohen nga ata që pas humbjes së pushtetit e kanë humbur edhe rrugën në oborr”, vijon reagimi i VLEN-it.
“Ne kujdesimi për sigurinë e qytetarëve tanë, për stabilitetin e shtetit, prandaj paralajmërojmë për kujdes maksimal të të gjithë qytetarëve pa dallim që mos të bëjnë akte nga të cilat nuk mund t’i shpëtojë askush. E për këtë kemi dëshmi mjaftueshëm nga e kaluara.
Karakteri multietnik i Maqedonisë së Veriut është vlerë e shtetit dhe shoqërisë sonë dhe çdokush që tenton të prish marrëdhëniet ndëretnike duke treguar mosrespektim ndaj tjetrit, e sidomos kur ndizet flamuj shtetëror, do të duhet të përballet me organet e rendit dhe të jap llogari.
Festat e tilla simbolizojnë tolerancën dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, prandaj dje qytetarët shqiptarë festuan në formën më të mirë të mundshme, në shkolla, sheshe, e në kryeqytet, me flamuj të mbështjellë rreth qafës e buzëqeshje gjithandej.
Koalicioni VLEN është i përkushtuar maksimalisht për stabilitet dhe progres pa asnjë kompromis!”, mbyllet reagimi i VLEN-it.