8 C
Tetovo
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniVLEN – Gëzuar Vitin e Ri 2026!
- Advertisment -spot_img

VLEN – Gëzuar Vitin e Ri 2026!

GËZUAR 2026

Vitin që po e lëmë pas ishte vit i punës, guximit dhe rezultateve të dukshme. Ishte viti kur fjala u kthye në vepër dhe premtimi në realitet. Si qeveri, bashkë me qytetarët, dëshmuam se ndryshimi është proces që jep fryte.

Gjatë këtij viti u punësuan dhe u avancuan mijëra të rinj e të reja, duke i dhënë shpresë dhe perspektivë brezit që për shumë vite ishte lënë në harresë. U ndanë mjete konkrete për ndërtimin e Kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”, një investim historik për arsimin dhe të ardhmen akademike shqiptare.

Çdo komunë, pa dallim, mori mbështetje financiare, duke forcuar zhvillimin lokal dhe barazinë mes qytetarëve. Dhe këtë e panë qytetarët ku në zgjedhjet lokale votuan fuqishëm koalicionin VLEN më 19 tetor duke korrur fitore plebishitare në komunat shqiptare.

U zgjidh një çështje e mbetur pezull prej dekadash statusi i Medresesë, duke vendosur drejtësi dhe respekt për arsimin fetar. Ekonomia nisi të marrë hov të ri, me rritje dhe zhvillim ekonomik, ndërsa u hodh një hap historik me miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë, që garanton barazi reale dhe dinjitet institucional.

Këto nuk janë vetëm arritje të VLEN-it si koalicion. Janë fitore të qytetarëve. Janë dëshmi se kur qeveriset me ndershmëri, vizion dhe përgjegjësi, shteti ecën përpara.

Viti 2026 le të na gjejë më të bashkuar, më të vendosur dhe edhe më ambiciozë për të çuar përpara ndryshimin që kemi nisur. Me besim, me energji dhe me punë të pandalur, VLEN përpara! Gëzuar Vitin e Ri 2026!

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments