8 C
Tetovo
E premte, 19 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniVLEN hap shtabin në Vrapçisht: Me Memet Seferin drejt ndryshimit!

VLEN hap shtabin në Vrapçisht: Me Memet Seferin drejt ndryshimit!

“VLEN hapi sonte shtabin e fitores në Vrapçisht, duke shënuar fillimin e rrugëtimit drejt ndryshimit të shumëpritur në këtë komunë. Para një numri të madh të pranishmëve, u pa qartë se vullneti i bashkuar i Vrapçishtit nuk mund të ndalet dhe më 19 tetor do të vulosë fitoren.

Në krye të kësaj gare është kandidati Memet Seferi, avokat i njohur dhe profesionist i respektuar, i cili mishëron vizionin e VLEN-it për një komunë që punon për njerëzit dhe për të ardhmen e fëmijëve të Vrapçishtit.

Tubimi i sotëm tregoi se banorët e Vrapçishtit janë të bashkuar rreth idesë së ndryshimit. Mbështetja e tyre masive është dëshmi e qartë se po hapet një kapitull i ri i përgjegjësisë, punës konkrete dhe shpresës për të ardhmen.

Më 19 tetor, vullneti i bashkuar i Vrapçishtit do të flasë fuqishëm në kutitë e votimit, duke e kthyer shpresën në fitore dhe duke hapur një epokë të re me VLEN dhe Memet Seferin për një komunë që ecën krenare vetëm përpara”, thuhet në komunikatën e VLEN.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments