Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thotë se vendimi për investim prek 34.5 milionë euro për universitetin “Nënë Tereza” është historik dhe se tregon përkushtimin e tyre për arsimin.
“Koalicioni VLEN nuk flet fjalë boshe sikur paraardhësit tanë, të cilët, përveç se me gënjeshtra dhe vjedhje, e lanë rininë tonë pa perspektivë. Ky projekt nuk është thjesht një ndërtesë e re, ai është një monument i përkushtimit tonë ndaj arsimit dhe zhvillimit të brezave të ardhshëm. Breza të tërë kanë ëndërruar për një qendër të tillë edukative që do të pasurojë jo vetëm dijen, por edhe shpirtin e një kombi të tërë. Tani, ajo ëndërr po bëhet realitet, duke krijuar një vatër të dijes dhe inovacionit për brezat e që do të vijnë”.
“Ky investim, i inicuar nga VLEN, është një dëshmi e fortë e angazhimit tonë për të siguruar që rinia jonë të ketë mundësitë më të mira për arsim dhe zhvillim. Ne jemi të bindur se ky kampus do të bëhet qendra kryesore e zhvillimit intelektual dhe inovacioneve, duke krijuar kushte optimale për kërkime shkencore dhe përgatitje akademike të nivelit më të lartë”, thonë nga VLEN.
Në fund theksojnë se do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për të sjellë projekte që pasurojnë arsimin dhe forcojnë themelet e një të ardhmeje të suksesshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.