Koalicioni VLEN ka nisur një ofensivë konkrete për të kthyer premtimet në vepra, duke realizuar një valë punësimesh që kanë sjellë përfshirje më të madhe të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Vetëm në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë janë punësuar 38 shqiptarë, duke zhbllokuar një situatë të trashëguar me vite mungese përfaqësimi.
Ky nuk është rasti i vetëm. Në ndërmarrjen NOMAGAS janë punësuar 8 shqiptarë, në Doganë 19 shqiptarë, 15 shqiptarë në MEPSO, në QSHP 8 shqiptarë, ndërsa emërime janë bërë edhe në institucione të tjera qendrore dhe lokale, si pjesë e një strategjie të koordinuar për barazi dhe përfshirje.
– Advertisement –
Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së zotimeve që VLEN ka dhënë ndaj qytetarëve shqiptarë një qasje që nuk ndalet me retorikë, por dëshmohet me rezultate konkrete në terren.
Sipas burimeve nga koalicioni, kjo është vetëm faza e parë e reformës për përfaqësim të drejtë dhe të dinjitetshëm, me nisma që do të zbatohen në sektorë të tjerë strategjikë në javët në vijim si ELEM, Ministria e Mbrojtjes, DAP, Rrugët e Maqedonisë etj. Koalicioni VLEN ka nisur një ofensivë konkrete për të kthyer premtimet në vepra, duke realizuar një valë punësimesh që kanë sjellë përfshirje më të madhe të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Vetëm në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë janë punësuar 38 shqiptarë, duke zhbllokuar një situatë të trashëguar me vite mungese përfaqësimi.
Ky nuk është rasti i vetëm. Në ndërmarrjen NOMAGAS janë punësuar 8 shqiptarë, në Doganë 19 shqiptarë, 15 shqiptarë në MEPSO, në QSHP 8 shqiptarë, ndërsa emërime janë bërë edhe në institucione të tjera qendrore dhe lokale, si pjesë e një strategjie të koordinuar për barazi dhe përfshirje.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së zotimeve që VLEN ka dhënë ndaj qytetarëve shqiptarë një qasje që nuk ndalet me retorikë, por dëshmohet me rezultate konkrete në terren.
Sipas burimeve nga koalicioni, kjo është vetëm faza e parë e reformës për përfaqësim të drejtë dhe të dinjitetshëm, me nisma që do të zbatohen në sektorë të tjerë strategjikë në javët në vijim si ELEM, Ministria e Mbrojtjes, DAP, Rrugët e Maqedonisë etj.