Portali MKD.mk dhe agjencia Market Vision publikuan sot një sondazh lidhur me rejtingun e partive politike dhe liderëve të tyre në Maqedoninë e Veriut.
Sipas këtij sondazhi të zhvilluar nga data 2 deri më 18 mars, ja si qëndron rejtingu i partive në pyetjen se cilën do e votoni nëse do ketë zgjedhje:
• VMRO-DPMNE kryeson me 24%
• VLEN me 5.1%
• LSDM me 4.9%
• BDI me 4.8%
• E majta 3.1%
• ZNAM 2.1%
Kështu Ali Ahmeti është me 5.6%, kurse Mexhiti dhe Kasami bashk kanë 5.9 %.
Befasuese mund të llogaritet rënia drastike e përkrahjes për Arben Taravarin i cili dikur si pjesë e VLEN-it ishte me pëkrahje më të madhe në raport me Kasamin dhe Mexhitin, kurse tash kreu i ASH-së radhitet shumë posht me vetëm 0.6%.
• Hristijan Mickoski – 25.2%
• Ali Ahmeti – 5.6%
• Dimitar Apasiev – 4.2%
• Izet Mexhiti – 3.9%
• Venko Filipçe – 3.6%
• Maksim Dimitrievski – 3.0%
• Bilall Kasami – 2.0%
• Arben Taravari – 0.6%
• Bekim Sali – 0.4%
Sondazhi u zhvillua me një mostër prej 1200 respondentësh, me metodën CATI.(INA)

