8 C
Tetovo
E enjte, 28 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniVLEN: Partneriteti me SHBA është busulla jonë politike drejt BE-së

VLEN: Partneriteti me SHBA është busulla jonë politike drejt BE-së

Sot, zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ishte nikoqire e përfaqësuesve të American Council of Young Political Leaders (ACYPL) Alumni, të cilët po qëndrojnë prej disa ditësh në Maqedoninë e Veriut. Në takim mori pjesë edhe Gazmend Iljazi, përfaqësues i Ambasadës së SHBA-së në Shkup.

Nga koalicioni VLEN ishin të pranishme edhe deputetet Saranda Imeri Stafai dhe Mimoza Musa, ndërsa në tryezë u bashkuan edhe përfaqësues të partive tjera politike dhe institucioneve shtetërore.
Ky takim tradicional i alumnive të ACYPL u shndërrua në një platformë të hapur diskutimi për projekte konkrete të ministrisë së Transportit, zhvillimet në sistemin politik dhe arsimor, si dhe procesin e integrimit evropian.
Në emër të VLEN, theksuam përkushtimin tonë për: Forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në, si shtyllë kryesore e politikës sonë të jashtme. Zhvillimin e reformave të domosdoshme, që avancojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit. Përmirësimin e infrastrukturës dhe arsimimit, në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm. Përshpejtimin e integrimit në BE, si orientim strategjik i pakthyeshëm për shtetin dhe qytetarët tanë.
Takimi u mbyll me një atmosferë miqësore, ku u ndanë ide, vizione dhe vlera kulturore, duke treguar se bashkëpunimi ndërmjet miqve ndërtohet mbi besim, dialog dhe përkushtim të ndërsjellë.

VLEN mbetet e vendosur të avancojë reformat, të forcojë partneritetet strategjike dhe të garantojë një të ardhme më të mirë për qytetarët e vendit.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments