Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se “në mbledhjen e djeshme qeveritare, është miratuar propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor”. Ky ligj parasheh që të rriten pensionet për dy mijë denarë, deri në muajin mars të vitit të ardhshëm.
“Vetëm në 1 vit të qeverisjes sonë, pensionet janë rritur me 5.000 denarë, duke u ardhur në ndihmë mbi 340.000 qytetarëve. Me ndryshimet e reja, nga shtatori pensionet do të rriten me mbi 1.000 denarë, ndërsa rritja e radhës prej 1.000 denarësh do të ndodhë në marsin e vitit të ardhshëm”.
“Kjo nuk është propagandë, por politikë me vizion dhe përgjegjësi. Sepse për VLEN-in, pensionistët nuk janë mjete për vota, por shtylla të dinjitetit shoqëror. BDI për 20 vjet i përdori të moshuarit për fotografi dhe premtime boshe. Ne i nderojmë me veprim! Ata luajtën me ndjeshmëritë e kësaj kategorie VLEN po luan me kartën e përkushtimit, për çdo të moshuar që ka sakrifikuar për këtë vend”, thonë nga VLEN.