8 C
Tetovo
E shtunë, 2 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniVLEN rikandidon Blerim Sejdiun në Zhelinë – “Puna flet vetë”

VLEN rikandidon Blerim Sejdiun në Zhelinë – “Puna flet vetë”

VLEN më beson kandidaturën për Kryetar të Komunës së Zhelinës në Zgjedhjet Lokale 2025

Të nderuar qytetarë të Zhelinës,

Me përulësi dhe mirënjohje të thellë ndaj besimit që më është dhënë, ju njoftoj se jam zyrtarisht i nominuar si kandidat për Kryetar i Komunës së Zhelinës nga koalicioni VLEN.

Hapim një epokë të re zhvillimi.

Ju e dini mirë kush jam.
Ju nuk më njihni nga fjalët, por nga puna në terren.
Në çdo vend ku është dashur vizion, drejtim dhe përgjegjësi, aty më keni gjetur.

Zhelina është ngritur, Zhelina sot ka marr drejtim që nuk ndalet dot.
Nga një komunë me nevoja bazike, në një hapësirë me standarde të reja.
Nga një qasje formale, në një frymë të re zhvillimi e dinjiteti.

Ky transformim është rezultat i punës së përbashkët, vendimeve të guximshme dhe i përkushtimit të sinqertë.

Mirënjohës edhe ndaj punës dhe kontributit të atyre që ishin para meje.

Sot, para jush, nuk qëndroj si një njeri që kërkon pushtet, por si një shërbyes i popullit që kërkon vazhdimësi për projektin më të madh: Zhelinën e së ardhmes.

Me ndershmëri, jam gati të ecim bashkë përpara.

Dhe unë nuk premtoj gjithçka. Por e siguroj popullin tim për vetëm një gjë: Se nuk do të ndalem së punuari, me zemër dhe me përkushtim, për të gjithë ju.

Ju faleminderit nga zemra për çdo mbështetje, çdo fjalë, çdo hap që e kemi bërë së bashku.

Sepse nuk ka nder më të madh sesa t’i shërbesh vendit tënd.

#VLEN #Zhelina2025

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments