E martë, 22 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniVLEN shpreh ngushëllime për viktimat në zjarrin në Koçan

VLEN shpreh ngushëllime për viktimat në zjarrin në Koçan

Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh kemi marrë lajmin për tragjedinë e rëndë që ka ndodhur në diskotekën në Koçan, ku shumë qytetarë humbën jetën dhe të tjerë u lënduan, u shprehën nga koalicioni VLEN, me rastin e tragjedisë në Koçan.

“Në këto momente zie dhe dhimbjeje, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidarizohemi me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi. Në shenjë respekti për jetët e humbura dhe në solidaritet me familjet e prekura, Koalicioni VLEN anulon të gjitha aktivitetet e planifikuara për sot, përfshirë edhe konferencën për shtyp. Në këto momente të vështira, jemi pranë të gjithë atyre që po përballen me pasojat e kësaj tragjedie”, thuhet në kumtesën e VLEN.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments