VLEN sjell punësim dhe dinjitet, 9 shqiptarë të rinj punësohen në Agjencinë për Investime të Huaja!
Koha e shpërfilljes ka marrë fund, dita e përfaqësimit të drejtë ka ardhur! Në frymën e meritës, barazisë dhe dinjitetit institucional, sot, në Agjencinë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit, u punësuan 10 të rinj të kualifikuar, prej të cilëve plot 9 janë shqiptarë!
Nën udhëheqjen e drejtuesit të palodhur dhe vizionar të kësaj agjencie, Refik Xhemaili, VLEN po dëshmon se ndryshimi nuk është vetëm premtim, por veprim konkret. Po ndërtojmë institucione që funksionojnë mbi bazat e kulturës, përgjegjësisë dhe rregullit, institucione që respektojnë dinjitetin dhe pasqyrojnë realitetin shumetnik të vendit.
Ky është vetëm një nga shumë hapat që dëshmojnë përkushtimin e VLEN-it ndaj punësimit të dinjitetshëm, përfaqësimit të drejtë dhe shndërrimit të administratës publike në një hapësirë të denjë për të gjithë qytetarët tanë.
VLEN nuk është vetëm garanci për drejtësi, VLEN është vendosmëri për të ndërtuar institucione që mbrojnë të drejtën, nderin dhe kontributin e gjithsecilit!
Vazhdojmë me përkushtim dhe pa kompromis! VLEN për zhvillim, për barazi, për të ardhmen!