Marrëveshjet kolektive të nënshkruara me universitetet shqiptare dëshmon një të vërtetë që për vite me radhë u mohua. Problemi nuk paska qenë as ligji, as procedurat, as institucionet. Problemi paska qenë politika e BDI-së.
Universitetet shqiptare nuk mbetën jashtë rastësisht. Ato u lanë qëllimisht në pritje, u detyruan të dalin në protesta dhe u trajtuan si temë dytësore, sa herë që barazia nuk i përshtatej interesave politike të BDI-së.
Në periudhën kur Talat Xhaferi mbante përgjegjësi institucionale, kjo padrejtësi jo vetëm që nuk u korrigjua, por u justifikua dhe u normalizua. Ky është fakt që askush nuk mund ta fshijë.
Prandaj, nënshkrimi i marrëveshjes kolektive në ditën e përvjetorit të Universitetit të Tetovës, si dhe me Universitetin “Nënë Tereza”, shënon fundin e një politike përjashtuese që u mbajt me vite. Është rrëzim i një politike të tërë që u ndërtua mbi zvarritje, selektivitet dhe përjashtim.
BDI pati vite kohë. Pati pushtet. Pati institucione, por nuk pati vullnet.
Politikat e dështuara nuk rehabilitohen me kongrese sa për sy e faqe, prandaj edhe aktivistët e saj, me të drejtë, pyesin: ku është reforma?

