Liderët e koalicionit VLEN morën pjesë në manifestimin qendror të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup, me rastin e Ditëlindjes së 249-të të SHBA-së.
Bilall Kasami, Izet Mexhiti, Zeqirja Ibrahimi dhe Arben Fetai, përfaqësues të lartë të koalicionit VLEN, ishin të pranishëm në këtë ngjarje solemne, ku bashkë me përfaqësues të tjerë politikë dhe diplomatikë uruan ditëlindjen e aleatit më të rëndësishëm të shqiptarëve – Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një mesazhi të përbashkët, ata theksuan:
“Qoftë e përjetshme miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Gëzuar Ditëlindja, SHBA!”
Pjesëmarrja në këtë manifestim konfirmon edhe njëherë lidhjen e fortë që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë me SHBA-në dhe mirënjohjen e vazhdueshme për mbështetjen historike dhe të pakursyer që SHBA u ka dhënë shqiptarëve në momente kyçe.