E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniVLEN: Vende të reja pune në Kumanovë me investim prej 211 milionë...

VLEN: Vende të reja pune në Kumanovë me investim prej 211 milionë denarësh

Projekt tjetër i rëndësishëm infrastrukturor në qytetin e Kumanovës është në realizim e sipër, që përmes kësaj dëshmojmë edhe përkushtimin tonë për zhvillim të barabartë dhe mbështetje për komunat.

Fjala është për investimin që do të bëhet në Zonën Industriale të Kumanovës, projekt ky i financuar përmes thirrjes së parë të Qeverisë VLEN për ndarjen e mjeteve për njësitë e vetëqeverisjes lokale.

Ky projekt strategjik pritet të krijojë mundësi për hapjen e mijëra vendeve të punës përmes bizneseve që do të operojnë në këtë zonë industriale.

Projekti parasheh:
• Ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit
• Kanalizimin atmosferik dhe fekal
• Vendosjen e rregullave të trafikut në rrugët e brendshme
• Vendosjen e ndriçimit publik

Vlera e përgjithshme e investimit kap shifrën prej 211 milionë denarësh.

Kjo është një dëshmi konkrete se si qeverisja jonë e mirë funksionon në praktikë duke ndihmuar çdo qytetar, pa dallim, dhe duke investuar në të ardhmen e qëndrueshme të komunave në tërësi e në veçanti atyre shqiptare.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments