Është bërë e ditur edhe kandidatura për bartës liste nga VLEN për komunën e Butelit.
Behar Rexhepi thotë se kjo është një detyrë që e pranon me përgjegjësi të plotë me bindjen se mund të sjellin ndryshimin që qytetarët meritojnë.
“Ky nuk është vetëm një hap politik, por një angazhim i sinqertë për të qenë pranë jush, për të dëshmuar se politika merr kuptim vetëm kur është në shërbim të njerëzve”, thotë Rexhepi.
Sipas tij, synimi ynë është i qartë: shërbime publike më cilësore, zhvillim ekonomik lokal, mbështetje për bizneset dhe krijimi i mundësive që të rinjtë tanë të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu në vendlindje, pa pasur nevojë të largohen.
“Me besim, me përkushtim dhe me ju pranë e filloj këtë rrugëtim, sepse Buteli meriton më shumë!”, ka thënë Rexhepi.