E mërkurë, 2 Prill, 2025
Google search engine
BallinaLajmeMaqedoniVlon në BFI, ja çka pritet të ndodh. Reis Shaqir Fetahu i...

Vlon në BFI, ja çka pritet të ndodh. Reis Shaqir Fetahu i frikësuar!

Sot pritet të ndodhin disa trazira në BFI. Reis Shaqir Fetahu në orët e herëshme të mëngjesit diku nga ora 3.30 ka dërguar ftesa për disa anëtarë të Rijasetit se do të mbaj mbledhje në ora 10.00. Ai do të mbajë mbledhjen e tij të fundit pa nëntë anëtarët e Rijasetit tre muftitë ai i Tetovës, Strugës dhe Kumanovës si dhe 5 anëtarët e shkaruar dhe dekani i FSHI-së. Të gjithë këto nuk janë ftuar në këtë mbledhje ku siç ka mësuar TS, kjo mbledhje është jolegjitime pasi është shkelur rregullorja e BFI-së.
Nga ana tjetër TS mëson se Reis Shaqir Fetahun nuk do ta njohin si Reis të BFI-së ku sot pritet të dalin hapur shumë mufteni në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut për të deklaruar se Reis Shaqir Fetahu nuk i përfaqëson më dhe nuk e njohim si Reis të BFI-së. /TS/

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments