Dita e pesëmbëdhjetë Kirurgjia nuk funksionon, shteti është i paralizuar për shkak të paaftësisë së LSDM-së dhe BDI-së, thonë nga OBRM-PDUKM.
“Për 15 ditë as ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri, as qeveria në ikje e LSDM-së dhe BDI-së nuk bënë asnjë hap për zgjidhjen e problemit të Kirurgjisë.
LSDM dhe BDI kanë 7 vite në pushtet dhe nuk kanë marrë asgjë për të rehabilituar Kirurgjinë në tërësi.
Në vend që të investonin në Kirurgji, LSDM dhe BDI për 7 vjet ndoqën tenderët e dyshimtë në shëndetësi, komisionet nga vaksinat, tregtia e terapisë së kancerit dhe pacientët morën solucion fiziologjik.
Shëndetësia ka 7 vite që po dështon. Gjendja e operacionit është pasojë e neglizhencës dhe kriminalitetit të LSDM-së dhe BDI-së. Përgjegjësi duhet të ketë”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.