8 C
Tetovo
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Përparim Bajrami dhe Artan Grubi vodhën 3 milionë euro

VMRO-DPMNE: Përparim Bajrami dhe Artan Grubi vodhën 3 milionë euro

Në raportin e Entit Shtetërorë për Revizion (EShR) është konstatuar se për bashkëpuntorët e vyeshëm, janë paguar avanse për “fitime të vogla”, në vlerë, prej jo më pakë se, 13 milionë denarë, ndërkohë që dokumentacioni nuk ka qenë në rregull dhe valid. Këto akuza i ka shpalosur partia VMRO-DPMNE, lidhur me rastin “Llotaria Shtetwrore”. Shumë e përgjithshme që është vjedhur, sipas kumtesës partiake të VMRO-së, arrinë në 3 milionë euro.

“Tandemi kriminalë” i LSDM-së dhe BDI-së, shkaktoi krimin milionësh në “Llotarinë”, akuzoi VMRO me anë të Kumtesës partiake, duke e vecuar si akter kryesor, ish-drejtorin e “Llotarisë Shtetërore” Përparim Bajramin dhe ish-zëvendëskryeministrin në arrati Artan Grubin.

“Derisa Bajrami e Grubi e vodhën ‘Llotarinë’ dhe u arratisën jashtë, LSDM-ja heshtte për qetësi koalicioni dhe ndonjë ditë më tepër në qeveri”.

Bajrami dhe Grubi në ‘Llotarinë shtetërore’, bënë cfarë donin…thuhet në Raportin e EShR-së.

Dyshja Bajrami dhe Grubi, pas vete kanë lënë dokumentacion të paplotësuar dhe kontestues, për 180 milionë denarë ose 3 milionë euro.

“Kriminelët duhet të japin llogari”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. /plusinfo/

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments