VMRO-DPMNE i ka reaguar LSDM-së, të cilët, pas vrasjes së sotme tek Q.T “Mavrovasja”, kërkuan dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Nga VMRO thonë se VMRO ka vendosur rend aty ku rendi ka munguar, ndërsa LSDM dhe Spasovski kanë lejuar që grupet kriminale të forcohet për 8 vite, saqë të konfrontohen edhe në rrugë.
Sipas tyre, institucionet do ta ngritin nivelin e sigurisë.
“Qeveria e VMRO-DPMNE-së filloi me sanksionimin dhe institucionet po veprojnë shumë më shpejt. Bandat mafioze tani nuk e kanë më mbrojtjen e institucioneve ashtu siç e kishin në kohën e Spasovskit. Institucionet po punojnë në mënyrë të përforcuar dhe siguria do të jetë në nivel më të lartë se sa kur ishte LSD”, thuhet në reagimin e VMRO-së, përcjell SHENJA.