“LSDM është sinonim i partizimit të çdo gjëje që është në shtet dhe me karakter qytetar. Ndërsa ishte në pushtet, LSDM emëroi personel partizan partiak dhe të paaftë në poste kyçe në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (ASK) dhe Agjencinë e Inteligjencës (AI). LSDM gjatë qeverisjes së saj e ka partizanizuar Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencinë e Inteligjencës”, thonë nga VMRO-DPMNE.
“Viktor Dimovski, zyrtar partiak, është emëruar nga LSDM për kryetar të BSHB-së. Dimovski ka luajtur një rol aktiv në strukturën e LSDM-së dhe është i lidhur me skandale të rënda të sigurisë dhe diplomatike. Erolld Musliu, i cili drejtonte ARSH-në, ndoqi aktivisht zyrtarët e VMRO-DPMNE-së, duke keqpërdorur pozitën e tij. LSDM-ja bëri partizim edhe në UBK, kur emëroi Mile Zeçeviqin, dhe në të njëjtën rrugë që shkoi për t’u bërë zyrtar partiak, u emërua sekretar i përgjithshëm. Për dallim nga emërimet e pakuptimta partiake të LSDM-së, VMRO-DPMNE thekson profesionalizmin. Zgjedhja e Bojan Hristovskit për drejtor të ASK-së është një hap drejt rivendosjes së integritetit në shërbimet e sigurisë dhe emërimit të një zyrtari që do të punojë për mbrojtjen e interesave të shtetit dhe pavarësinë e shërbimeve. Një gjë është e qartë, VMRO-DPMNE nuk e vazhdon praktikën e kontrollit partiak mbi shërbimet e sigurisë. Profesionalizmi dhe integriteti do të jenë parimet drejtuese. Shërbimet e sigurisë duhet të funksionojnë në interes të popullit, e jo vetëm si instrument për partizim”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.