Pasojat që ne si shtet i pësojmë nga përdorimi i avionit aktual, i cili nuk i mbulon nevojat e vendit dhe është nga një datë prodhimi më të vjetër, janë të mëdha, thonë nga VMRO-DPMNE.
“Jemi dëshmitarë se gjatë gjithë historisë së shtetit, avionët shtetërorë janë përdorur për nevoja qeveritare për udhëtime nga drejtues të qeverisë, për të arritur në destinacionin e dëshiruar të sigurt dhe pa kosto shtesë.
Si vend anëtar i NATO-s, nëse duam të jemi një vend serioz, duhet të kemi avionë cilësorë. Avioni aktual në shërbim të qeverisë shpesh është i prishur dhe ka nevojë për riparime, gjë që i “kushton” shtetit.
Avioni shtetëror nuk do të jetë i VMRO-DPMNE-së, as i LSD-së dhe BDI-së, por do të jetë për nevojat e shtetit. Mendjengushtësia e LSD-së dhe verbëria e Filipçes tregojnë se ata nuk shohin përtej verbërisë partiake.
Aeroplani nuk do të përdoret për të qetësuar koalicionet e partive në pushtet, siç kemi dëshmuar në të kaluarën, por për përdorimin e udhëheqjes shtetërore për të udhëtuar në udhëtime zyrtare ku Maqedonia përfaqësohet dhe mbrohen interesat shtetërore”, thonë VMRO-DPMNE.