“KY ËSHTË FILLIMI I FUNDIT LSDM-BDI”
VMRO – DPMNE ka reaguar ndaj dorëheqjes së sotme të kryeministrit Dimitar Kovaçevski. Nga partia opozitare e kanë quajtur këtë fillim të fundit të LSDM-BDI-së. Ata akuzuan Kovaçevskin se është kryeministri që më së shumti ka larguar vendin nga Bashkimi Evropian, ka përshpejtuar migrimin nga shteti, ka rritur varfërinë, ndërsa gjatë kohës së kryesimit të tij me Qeverisë, vendi ka marrë edhe raportin më negativ nga Komisioni Evropian.
“Për shkak të Kovaçevskit, Maqedonia këtë vit e ka marrë raportin më negative nga KE-ja. Ndërsa porositë nga përfaqësuesit evropian për korrupsionin e padurueshëm në Maqedoni nuk ndalen. Gjatë kohës së Kovaçevskit, u përshkallëzua rrëmuja dhe krimi në rrugë, në qendër të Shkupit ndodhën përleshjet dhe vrasjet më të përgjakshme dhe ende nuk ka përgjegjësi për autorët, kjo qeveri do të mbahet mend si e paaftë për të garantuar sigurinë e qytetarëve”, tha Marija Miteva.
VMRO-DPMNE pas mbledhjes së mbrëmshme të Komitetit Ekzekutiv të parties, ka publikuar emrat e ministrave që do të jenë pjesë e qeverisë teknike. Ministri për Punë të Brendshme do të jetë Pançe Toshkovski. Ministri i dytë me propozim të opozitës në qeverinë teknike do të jetë Gjoko Velkovski, në resorin për Punë dhe Politikë Sociale.
Stefan Andonovski do të jetë propozim për zëvendës ministër plotësues për Shoqëri Informatike dhe Administratë, ndërsa Cvetan Tripunovski për zëvendësministër plotësues për Bujqësi./KlanMacedonia