Më 05.09.2025 në orën 16:05, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë, në autostradën Shkup-Tetovë, e kanë privuar nga liria personin A.M. (43) nga f. Lisec i Tetovës, i cili drejtonte automjetin e pasagjerëve “BMW” me targa nacionale gjermane, pasi që gjatë kontrollit me radar është konstatuar se në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 kilometra në orë, ka vozitur me shpejtësi prej 176 kilometra në orë. Ai është mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tij do të pason parashtresë adekuate lidhur me nenin 297-a të Kodit Penal “drejtimi i automjetit në mënyrë të pandërgjeqshme”.