Siç duket, Vetëvendosja edhe pse në pushtet Kosovë, në Maqedoninë e Veriut është duke qëndruar gjithnjë dhe më afër opozitës shqiptare.

Sot, pjesëtari i saj i lartë, Arbër Zaimi ka marrë pjesë në organizimin e koalicionit të opozitës – Lidhja Europiane për Ndryshim në kuadër të së cilit është nënshkruar edhe koalicioni për ndryshim mes liderit të Lëvizjes Demokratike – Izet Mexhiti, liderit të Alternativës – Afrim Gashi dhe Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

“Erdha për të shprehur urimet më të përzemërta të kryeministrit Albin Kurtit dhe të gjithë ne”, tha mes tjerash Zaimi dhe kujtoi heronjtë kombëtar që nga Skëndërbeu e deri te Adem Jashari.

Por theksin e vendosi te Adem Demaçi dhe Ukshin Hoti.

“Ata janë mësuesit tanë”, tha mes tjerash Zaimi./TV21